SHËRBIMET

CAKTO NJË TAKIM

Kirurgji Orale

Për fat të keq, kur një dhëmb është e pamundur të ruhet për shkak të dëmtimit të tij të lartë, apo në pamundësi për ta mbushur, është e detyruar heqja e tij.
Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të retinuar. Ndërhyrjet më të shpeshta që kryhen janë biopsia dhe ekstraksionet e dhëmbëve dhe rrënjëve të mbetura. Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale.
Në Klinikën City Dent bëhet e mundur qetësimi dhe shërimi i plote i pacientëve me absese dhe flegmone të dhmbëve, me dhëmballë pjekurie të retinuar (të përmbajtura), të dala me vështirësi për mungesë vendi në nofullën e pacientit e për pasojë me dhimbje tëpër të forta; rregullojmë të gjitha llojet e frakturave aksidentale të nofullave duke i riformuar kockat e thyera në gjendjen e mëparshme.